Kjo banesë është e duhura për familje që dëshirojnë dhoma të mjaftueshme, qëndrim ditor dhe kuzhinë të bukur, banjo, WC, koridor dhe ballkon. Kualiteti dhe hapësira nuk mungojnë në asnjë kënd të banesës.
Capitol Residence është kompleks afarist-banesor në Prishtinë, me vendndodhje fantastike në Arbëri afër Ambasadës Amerikane. Në këtë kompleks do të shijoni afërsinë me qendrën e qytetit, institucionet arsimore, komunën, shtëpinë e shëndetit, marketet, restaurantet dhe qendrat tregtare. Projekti ofron cilësi të lartë të jetës, siguri dhe rehati për banorët e tij.
Kompleksi përbëhet nga 5 objekte me pak kate banimi dhe hapësira komerciale. Në total, projekti do të ketë 25,000 m² me etazhitet B+P+5, të ndara në 1 kat lokale afariste dhe 5 kate banim. Objekti do të ndërtohet sipas standardeve evropiane të ndërtimit.
Ky kompleks është investim i kompanisë Krapi Com SHPK, e cila ka një traditë 28-vjeçare në ndërtimtari dhe është e dëshmuar për cilësi. Shumë klientë i kanë besuar kompanisë tonë shtëpinë e tyre të re.
Tel: +383 44 506 206
Email: info@krapicom.biz
Adresa: Garibaldi 21/5 – 10000, Prishtina, Kosovo