Termat dhe Kushtet

Termat dhe Kushtet e Përdorimit të Platformës ImoKAM  

1. Përshkrimi i Shërbimit Platforma ImoKAM ofron një hapsirë online për të lidhur agjentët e pasurive të paluajtshme, qiradhënësit dhe shitesit me blerësit dhe qiramarrësit. Aktualisht, shërbimi ofrohet vetëm nëpërmes faqes sonë të internetit.  

2. Regjistrimi dhe Abonimet  

2.1. Të gjithë përdoruesit e platformës, përfshirë agjentët, shitesit, qiradhenësit, blerësit dhe qiramarrësit, duhet të regjistrohen me një llogari personale.  

2.2. Platforma ofron abonime me pagesë për agjentët dhe qiradhënësit. Për blerësit dhe qiramarrësit shërbimi është falas.  

3. Privatësia dhe Siguria  

3.1. Platforma angazhohet të mbrojë të dhënat personale të përdoruesve dhe do të krijojë një  Politikë Privatësie të detajuar.  

3.2. Të dhënat e mbledhura do të përdoren vetëm për qëllime funksionimi të platformës dhe nuk do të ndahen me palë të treta pa pëlqimin e përdoruesve.  

4. Përmbajtja dhe Përgjegjësia  

4.1. Të gjithë postimet në platformë do të shqyrtohen dhe aprovohen nga ekipi ynë për të siguruar që nuk përmbajnë material +18, ofendues, racist, ose të pakëndshëm.  

4.2. Platforma nuk garanton vërtetësinë e informacionit të pronave të postuara nga përdoruesit dhe nuk është palë aktive në transaksione.  

4.3. Konfliktet mes blerësve dhe shitesve, qiradhenësve dhe qiramarrësve janë përgjegjësi ekskluzive e palëve të përfshira.  

5. Kufizimi i Përgjegjësisë  

5.1. ImoKAM nuk mban përgjegjësi për vonesa, gabime ose humbje financiare të shkaktuara nga informacionet e postuara nga përdoruesit.  

5.2. Ne angazhohemi të adresojmë çdo problem teknik apo vonesë me informacionet sa më shpejt të jetë e mundur.  

5.3. Për sigurinë financiare, platforma mund të implementojë sisteme depozitash, për të mbrojtur nga humbjet financiare dhe mosmarrëveshjet mes palëve.  

6. Kushtet e Përdorimit të Platformës  

6.1. Të gjitha pronat e postuara duhet të jenë të ligjshme dhe me dokumentacion të rregullt.  

6.2. Pronari i pronës mban përgjegjësi për përmbajtjen e postuar dhe ligjshmërinë e pronës.  

6.3. Përdoruesit që shkelin rregullat do të përballen me pezullim ose mbyllje të llogarisë.  

7. Pagesat dhe Komisionet  

7.1. Shitesit dhe qiradhenësit duhet të paguajnë platformën për postimin e pronave të tyre.  

7.2. Pagesat lidhur me pronat, si blerja ose qiraja, janë përgjegjësi ekskluzive e palëve të përfshira dhe bankës, në rast të marrëveshjes me banka.  

7.3. Platforma ImoKAM nuk mban përgjegjësi për gabime ose mosmarrëveshje financiare.  

8. Juridiksioni dhe Ligjet Zbatuese  

8.1. Platforma ImoKAM është e regjistruar në Kosovë dhe operon sipas ligjeve të Kosovës, Shqipërës dhe Maqedonisë së Veriut.  

8.2. Çdo mosmarrëveshje do të zgjidhet në përputhje me ligjet e këtyre vendeve.  

9. Ndryshimet në Termat dhe Kushtet  

9.1. ImoKAM rezervon të drejtën për të përditësuar Termat dhe Kushtet në çdo kohë.  

9.2. Përdoruesit do të njoftohen paraprakisht për çdo ndryshim dhe do të kenë të drejtën të ndalojnë përdorimin e shërbimit nëse nuk pajtohen me kushtet e reja.  

10. Kontakti Për pyetje ose shqetësime lidhur me këto Terma dhe Kushte, ju lutemi të kontaktoni ekipin tonë përmes email-it ose faqes së kontaktit në ImoKAM.  

 

Na lini një linjë

Mos ngurroni të lidheni me ne përmes kanaleve tona në internet për përditësime, lajme dhe më shumë.

Na Kontaktoni
  • Adresa:

    Dardania 1, Gjilan, 60000

  • Informacioni:

    +383 43 523 343 info@imokam.net

  • Hapur

    24 / 7

  • Na Ndiqni: