Eleganca dhe komoditeti shprehen dukshëm në këtë penthouse. I ndritshëm dhe mikpritës, ky penthouse ka qëndrim ditor të kombinuar mirë me kuzhinë, banjo dhe hapësirë të bollshme. Për ata që i duan ambientet e jashtme, nuk mund të mos ju mungojë një verandë e bukur ideale për dreka dhe darka me familje dhe shoqëri me pamje fantastike të qytetit dhe perëndimit të diellit
Capitol Residence është kompleks afarist-banesor në Prishtinë, me vendndodhje fantastike në Arbëri afër Ambasadës Amerikane. Në këtë kompleks do të shijoni afërsinë me qendrën e qytetit, institucionet arsimore, komunën, shtëpinë e shëndetit, marketet, restaurantet dhe qendrat tregtare. Projekti ofron cilësi të lartë të jetës, siguri dhe rehati për banorët e tij.
Kompleksi përbëhet nga 5 objekte me pak kate banimi dhe hapësira komerciale. Në total, projekti do të ketë 25,000 m² me etazhitet B+P+5, të ndara në 1 kat lokale afariste dhe 5 kate banim. Objekti do të ndërtohet sipas standardeve evropiane të ndërtimit.
Ky kompleks është investim i kompanisë Krapi Com SHPK, e cila ka një traditë 28-vjeçare në ndërtimtari dhe është e dëshmuar për cilësi. Shumë klientë i kanë besuar kompanisë tonë shtëpinë e tyre të re.
Tel: +383 44 506 206
Email: info@krapicom.biz
Adresa: Garibaldi 21/5 – 10000, Prishtina, Kosovo