Në kuadër të kompleksit modern “Banesat e Bardha”, ofrohet me qira një lokal atraktiv me sipërfaqe 67m², i përshtatshëm për veprimtari të ndryshme si: Fast Food, Kafeteri, Zyre, Ordinancë, Mini Market dhe të ngjashme.
Lokali është i renovuar dhe i mirëmbajtur, me dysheme laminat, dritare plastike, banjo moderne dhe ndriçim natyral. Pozicioni i lokalit është shumë i favorshëm, me pamje nga lindja, akses të lehtë në qendër të qytetit dhe me mundësi të shumta parkimi.
Ambienti ndodhet në katin përdhes dhe ofron kushte të përshtatshme për zhvillimin e një biznesi serioz apo për qëllime administrative.
Kompas Patundshmëri
Prishtina, Kosova