Për Qira

Shtëpi për qira

2,500€ / muaj

  • (0)
  • 40 Pamje
  • mar 17, 2025
  • Prizren, Kosova

Përshkrimi

Shtëpia ndodhet në Fshatin Ndërkombëtar (International Village), një lagje prestigjioze dhe familjare, e cila ofron një mënyrë jetese të qetë dhe të rehatshme. Lagja ka një qendër komuniteti që shërben si pikë takimi për banorët, duke organizuar aktivitete sociale dhe ngjarje të ndryshme. Përveç kësaj, International Village ofron një shumëllojshmëri lehtësirash moderne, duke përfshirë një klub fitnessi, pishinë të hapur, fusha për tenisin, basketbollin dhe futbollin, një park lojërash për fëmijët, si dhe shtegun e vrapimit që kalon përgjatë gjelbërimit të lagjes.

Shtëpia është e tipit C, me një sipërfaqe të bollshme prej 297m2 dhe një truall prej 4 ari, duke e bërë këtë pronë ideale për jetesë komode familjare. Banesa është e pajisur me instalime bashkëkohore për energjinë elektrike, telekomunikacionin, ujësjellësin dhe kanalizimet, të gjitha të vendosura nëntokësisht, ndërsa një sistem trajtimi i avancuar i ujërave të zeza garanton higjienën dhe sigurinë. Sistemi i ngrohjes gjeotermike dhe kondicionimi modern kontribuojnë për një klimë të rehatshme gjatë gjithë vitit.

Renditja e shtëpisë përfshin:

Bodrumi:

  • Hapësirë për fitnes
  • Sauna
  • Banjo

Kati Përdhesë:

  • Dhomë e madhe ndenjeje
  • Dhomë gjumi
  • Kuzhinë e pajisur me tryezari
  • Banjo
  • Garazhë
  • Terasë dhe oborr të gjelbëruar

Kati i Parë:

  • Dhomë gjumi kryesore (Master bedroom) me garderobë dhe banjo të integruar
  • Ballkon i bollshëm

Kati i Dytë:

  • Dy dhoma gjumi në nënkulm
  • Hapësirë shtesë për përdorime të ndryshme

Për më shumë informacione, ju lutemi na kontaktoni në:

Tel: 046 224 222
Bulevardi Nënë Tereza, Prishtinë, Kosovë
Email: info@topia-ks.com

Përmbledhje
Prona ID: 122
Lloji: Shtëpi
Dhoma: 4
Banjot: 3
Kate: 3
Katrore: 297 m²
Lehtësira dhe veçori
  • Wifi
  • Parking
  • Ballkon
  • Siguri
  • Qendër Fitnesi
  • Kondicioner Ajri
  • Ngrohje Qendrore
  • Garazh
  • Parkim Privat
  • Saunë
  • Depo
  • Kuzhinë
  • Wc
  • Tualet
Lokacioni
Shkruaj një rishikim
0 Vlerësime
0 nga 5
Kontakto Agjensine
Pronat e veçuara

Pasuria më e fundit

Shtëpi me qira
Për Qira
Shtëpi

Prishtina, Kosova

  • 5
  • 4
  • 550 m²
TOPIA Real Estate
TOPIA Real Estate
2,800€
Pro Real Estate
Pro Real Estate
0€