Për Shitje

Villa ne shitje, ne Brezovice!

450,000€

  • (0)
  • 200 Pamje
  • 13-jan-2026
  • Brezovicë, Kosova

Përshkrimi
Villa në shitje – Brezovicë (Kompleksi “Mështekna”)
 
Vilë ekskluzive në zemrën e Brezovicës🤍
Kjo vilë unike ofron 335m² hapësirë banimi të shpërndarë në 4 kate, në një truall prej 4 ari, e ndërtuar me standardet më të larta dhe me vëmendje natyrës përreth.
Fasada është e realizuar nga dru larshi austriak, për kushtet klimatike të Brezovicës. Izolimi është me tulla Silcapur dhe 10 cm lesh guri, ndërsa muret e brendshme janë Knauf, të dekoruara me dru mbi 100-vjeçar. Dritaret janë të cilësisë më të lartë, të importuara nga Austria. I gjithë ndriçimi në vilë është LED, ndërsa radiatorët janë të importuar nga Sllovenia.
Kati nëntokë, me hyrje të veçantë, përfshin SPA private luksoze me jacuzzi HotSpring Aria me lidhje direkte uji, sauna dizajni, zonë relaksi me gurë të nxehtë, bar me frigorifer vere dhe rafte vere, tualet dhe dhomë teknike. Dhoma teknike përmban ngrohje elektrike 24KW, bojler uji 200L, sistem ventilimi për SPA, TV (kabllor dhe satelitor), internet dhe panelin qendror të alarmit.
Kati përdhes përfshin korridor hyrës me hapësirë për rroba dhe këpucë, tualet për mysafirë, kuzhinë, dhomë ngrënieje dhe sallon me oxhak 200 cm, ideal për ambient të ngrohtë dimëror.
Kati i dytë ofron master bedroom me gardërobë të integruar dhe banjo private, dy dhoma fëmijësh, me banjo shtesë dhe qasje në ballkon të madh panoramik.
Kati i tretë përmban master bedroom të dytë me banjo private.
Oborri është projektuar duke ruajtur pemët origjinale, me sistem ujitjeje për barin dhe shkurret, zonë grill të ndërtuar me dorë nga guri me dy grilla, hapësirë të përgatitur për grill gazi dhe shtëpizë druri për depozitimin e druve dhe pajisjeve të kopshtit. Vila është e pajisur me gjenerator 25KW me rezervuar 200L nafte.
Siguria është në nivel maksimal: 10 kamera që mbulojnë gjithë oborrin, sistem alarmi i lidhur me Besa Security. Kjo e bën vilën një nga më të sigurtat në Brezovicë.
Kjo vilë moderne kombinon arkitekturën bashkëkohore me natyrën përreth. E mobiluar me shije dhe e kuruar deri në detaje, ajo ofron ambient të veçantë SPA me jacuzzi, sauna dhe banjë turke, si dhe sallon me bar të integruar – hapësirë ideale për relaks. Siguria është e garantuar me kamera 24/7 dhe sistem alarmi. Pozicioni i saj në zemër të Sharrit ofron peizazh malor madhështor.
 Sipërfaqe: 335 m²
🌳Truall: 4.12 ari
Organizimi i brendshëm:
• Sallon dhe kuzhinë
• 4 dhoma gjumi
• 3 banjo + 2 WC
• 1 depo
• 1 bodrum
📱 +383 48 711 118
📩 relations@struktura-realestate.com
Përmbledhje
Prona ID: 16969
Lloji: Villa
Dhoma: 4
Banjot: 5
Kate: 2
Katrore: 335 m²
Shkruaj një rishikim
0 Vlerësime
0 nga 5
Kontakto Agjensine
Pronat e veçuara

Pasuria më e fundit

RINGA AGJENSIONI
RINGA AGJENSIONI

Na kontaktoni

RINGA AGJENSIONI
RINGA AGJENSIONI

Na kontaktoni

RINGA AGJENSIONI
RINGA AGJENSIONI

Na kontaktoni

Pro On Real Estate
Pro On Real Estate

175,000€

EGI21 REAL ESTATE
EGI21 REAL ESTATE

330,824€

PRISHTINA ESTATE
PRISHTINA ESTATE

Na kontaktoni

Brezovicë
Për Shitje
Villa

Kosova

  • 4
  • 6
  • 280 m²
PRISHTINA ESTATE
PRISHTINA ESTATE

750,000€

PRISHTINA ESTATE
PRISHTINA ESTATE

300,000€