Jepet me qira kati i parë i një shtëpie në lagjen “4 Llullat” në Prishtinë, në një zonë të qetë dhe shumë të kërkuar për banim. Shtëpia ka hyrje private përmes shkallëve të jashtme, është e sapo renovuar dhe ofron kushte të shkëlqyera për një familje.
Përfshin një hapësirë qëndrimi ditor me kuzhinë funksionale, dy dhoma gjumi të mobiluara, një banjo dhe koridor. Ambienti është i ndriçuar mirë, me dysheme laminat, roleta të jashtme dhe ngrohje qëndrore elektrike.
Oborri përfshin park të vogël përpara dhe parking të jashtëm. Pozicion ideal – afër parkut të qytetit, shkollave, marketeve dhe qendrës së qytetit.
Kompas Patundshmëri
📞 049 15 16 17 | 044 15 16 17 [Viber]
✉ kompaspatundshmeri@gmail.com
Prishtina, Kosova